Miftaraj për vendimin e Kushtetueses: Partia në pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton - NACIONALE

Miftaraj për vendimin e Kushtetueses: Partia në pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka bërë thirrje që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet dhe të zbatohet pa asnjë rezervë.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se dy partitë e mëdha opozitare, nuk duhet të ndihen krenarë me gjendjen në sistemin prokurorial.

Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se ky është një mesazh edhe për partinë në pushtet.

“Partia ne pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton. Mungesa e profesionalizmit dhe seriozitetit per te hartuar politika ne pajtim me Kushtetute eshte evidente. Arroganca se mund te bejne çka te duan sjell kete rezultat.” – ka thënë ai.

Në fund, ai ka shkruar: “P.S. Kam besuar se ky ligj do kaloj filtrin e Gjykates Kushtetuese, sidoqofte vendimi i gjykates eshte final dhe i njejti duhet të respektohet.”

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykates Kushtetuese duhet te respektohet dhe zbatohet pa asnje rezerve. Komentimi apo gjykimi ne publik i vendimit te gjykates eshte nderhyrje e drejteperdrejte ne pavaresine e kesaj gjykate.

PDK dhe LDK nuk duhet te ndihen krenar me gjendjen ne sistemin prokurorial te Kosoves, te cilin edhe sot e mbrojne me te gjitha mjetet ne dispozicion. Keto parti nuk dojne ndryshime ne KPK, por duan status quo.

Partia ne pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton. Mungesa e profesionalizmit dhe seriozitetit per te hartuar politika ne pajtim me Kushtetute eshte evidente. Arroganca se mund te bejne çka te duan sjell kete rezultat.

P.S. Kam besuar se ky ligj do kaloj filtrin e Gjykates Kushtetuese, sidoqofte vendimi i gjykates eshte final dhe i njejti duhet të respektohet.

Lajme të ngjashme