Miftaraj me apel: Kërcënimet ndaj policëve në veri të ndalohen menjëherë
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar kërcënimet ndaj pjesëtarëve joshumicë të Policisë së Koosvës në veri, të cilët janë kërcënuar ditëve të fundit.
Miftaraj ka shkruar se këto kërcënime duhet të ndalen menjëherë.
Ai ka shkruar se pjesëtarët e medies dhe shoqërisë civile nga komuniteti serbë duhet t’i mbështesin poliër e rinj.
“Kercenimet ndaj policeve te rinj serbë qe sherbejnë ne veriun e Kosoves duhet ndalur menjehere.
Ne vazhdimesi popullata serbe dhe pjesetare te organizatave jo-qeveritare dhe te medias nga komuniteti serbë e kane ngritur zerin kunder patrullimit te njesive speciale te policise se Kosoves ne veriun e Republikes.” – shkruan ai.