Miftaraj me akuza të rënda për PDK-në: Edhe 20 vite rrinë në opozitë vetëm me i mbrojt dostat në Këshill Prokurorial - NACIONALE

Miftaraj me akuza të rënda për PDK-në: Edhe 20 vite rrinë në opozitë vetëm me i mbrojt dostat në Këshill Prokurorial

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka kritikuar Kuvendin për shkarkimin e Agron Bekës nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja qëndron edhe 20 vite në opozitë për t`i mbrojtur dostat në Këshill Prokurorial.

“PDK edhe 20 vite rrin në opozitë vetëm me i mbrojtë dostat dhe interesat e tyre në Këshill Prokurorial. S`ka mekanizëm vendor dhe ndërkombëtar në vitet e fundit që nuk e ka konstatu se sistemi prokurorial udhëhiqet nga mendësi koorporatiste, me mungesë të theksuar integriteti, profesionalizmi, llogaridhënie dhe me kulturë të thellë të pandëshkueshmërisë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”/

Sipas tij, PDK-së nuk i intereson sundimi i ligjit në raport me interesat tjera të kësaj partie.

“Sigurisht, krejtë këto kanë pak rëndësi për PDK, shteti, sundimi i ligjit janë interesa të parëndësishme në raport me interesat e milionerëve brenda KPK”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme