Miftaraj ironizon: Nëse fiton Kosova, gëzohemi, nëse fiton Zvicra gëzohemi që fitoi Xhaka e Shaqiri - NACIONALE

Miftaraj ironizon: Nëse fiton Kosova, gëzohemi, nëse fiton Zvicra gëzohemi që fitoi Xhaka e Shaqiri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, analist i njohur dhe drejtues i IKD-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar lojën e futbollit që do të luhet sot në mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ai ka ironizuar se sonte do të ketë vetëm festë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sipas tij, nëse fiton Kosova, do të gëzohemi se fituam ndaj Zvicrës. Por edhe nëse fiton Zvicra, sërisht do të ketë gëzim, sipas Miftarajt.

“Pa marr parasysh epilogun e rezultatit Kosovë-Zvicër sonte shqipet dalin fitimtarë.

Nëse fiton Kosova, gëzohemi se fituam ndaj Zvicrës, nëse fiton Zvicra gëzohemi se fitoi Xhaka, Shaqiri e shqipet tjera që luajnë për kombetaren tonë rezerve Helvetike.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme