Miftaraj: Dialogu në distancë sindikatë-qeveri, edhe këtë vit i vendosi fëmijët në plan të dytë - NACIONALE

Miftaraj: Dialogu në distancë sindikatë-qeveri, edhe këtë vit i vendosi fëmijët në plan të dytë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se sindikatat dhe Qeveria po luftojnë mes vete duke i vënë nxënësit në mes dhe se asnjëra palë nuk e trajton me seriozitet interesin e fëmijëve.

Miftaraj thekson se dialogu në distancë mes sindikatave dhe qeverisë edhe këtë vit i vendosi fëmijët në plan të dytë.

Dialogu në distancë sindikatë-qeveri, edhe këtë vit i vendosi fëmijët në plan të dytë, i la jetim, pa mbrojtje. Edhe këtë vit femijet po e paguajne faturen e jo kompetences se qeverise dhe sindikates.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i z. Miftaraj:

1 shtatori do të duhej të ishte ditë e veçantë, ditë feste për mijëra nxënës të cilët për herë të parë do ia mësynin bankave shkollore. Ditë e paharueshme që mbetet në memorien e secilit fëmijë që fillon për herë të parë rrugën e dijës.

1 shtatori është ditë e veçantë për dhjetëra mijëra nxënes që kthehen nga pushimi veror dhe me padurim presin ti takojnë shoqet/shokët e klasës, mësueset/mësuesin.

1 shtatori në Kosovë është kthyer në makth për nxënësit, prindërit, mësuesit në vitet e fundit. 1 shtatori nga ditë feste është kthyer në fushë betejë mes sindikatës dhe qeverisë.

As sindikata e as qeveria nuk e njohin postulatin e shenjtë-interesi më i mirë i fëmijës!

Interesi më i mirë i fëmijës, është e drejta në shkollim, edukim, e drejta e patjetërsueshme që me 1 shtator të jenë në bankat e shkollës.

Sindikata dhe qeveria po e luftojnë njëra tjetrën duke vënë nxënësit në mes. Pak ka rëndësi se kush e ka mirë e kush e ka keq, kush është fajtor apo i pafajshëm. Asnjëra palë nuk po e trajton me seriozitet interesin e fëmijëve.

Dialogu në distancë sindikatë-qeveri, edhe këtë vit i vendosi fëmijët në plan të dytë, i la jetim, pa mbrojtje. Edhe këtë vit femijet po e paguajne faturen e jo kompetences se qeverise dhe sindikates.

Lajme të ngjashme