Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë - NACIONALE

Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se qeveria që ai do të udhëheq do të respektojë në tërësi marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë atë me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut.

Mickoski e tha këtë duke komentuar rekomandimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian se Shkupi duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Marrëveshja është marrëveshje e arritur ndërmjet të paktën dy palëve, dhe të dyja palët duhet ta respektojnë atë. Nëse konkretisht e keni fjalën për Marrëveshjen e Prespës, ne si qeveri e ardhshme e respektojmë deri në detaje, gjithçka që është pjesë e legjislacionit tonë, në Kushtetutë, respektohet në detaje dhe këtu nuk duhet të ketë dilema”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme