“Meta” paditet nga ish-inxhinieri që thotë se u shkarkua shkaku i përmbajtjes rreth luftës në Gaza - NACIONALE

“Meta” paditet nga ish-inxhinieri që thotë se u shkarkua shkaku i përmbajtjes rreth luftës në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ish-inxhinier i kompanisë “Meta” të martën e akuzoi gjigantin amerikan për anshmëri gjatë trajtimit të përmbajtjeve që lidhen me luftën në Gaza, duke pretenduar në një padi se kompani e shkarkoi atë për shkak se po mundohej t’i rregullonte të metat që po e shkaktonin shtypjen e postimeve palestineze në rrjetin “Instagram”.

Ferras Hamad, inxhinier palestinezo-amerikan që ishte pjesë e ekipit të kompanisë nga viti 2021, e paditi gjigantin e rrjeteve sociale në një gjykatë shtetërore në Kaliforni për diskriminim, ndërprerje të padrejtë të kontratës dhe për shkelje të tjera për shkarkimin e tij në muajin shkurt, raporton agjencia “Reuters”.

Në padi, Hamadi e akuzoi kompaninë “Meta” për një model të anshmërisë kundër Palestinezëve, duke thënë se firma i ka fshirë komunikimet e brendshme të punëtorëve që e përmendnin vdekjen e të afërmve të tyre në Gaza dhe ka kryer hulumtime rreth përdorimit të “emoji”-it të flamurit palestinez.

Në anën tjetër, kompania nuk nisi hulumtime të tilla për punëtorët që e përdornin flamurin izraelit ose flamurin ukrainas në kontekste të ngjashme, sipas padisë.

“Meta” nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë “Reuters” për koment rreth pretendimeve të Hamadit.

Lajme të ngjashme