Meta lë nesër Presidencën, kjo është agjenda e betimit të presidentit të ri - NACIONALE

Meta lë nesër Presidencën, kjo është agjenda e betimit të presidentit të ri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është dita e fundit në detyrë e Presidentit Ilir Meta. Pas pesë viteve në këtë post, ai nesër ia dorëzon mandantin ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare që do të zhvillohet ditën e nesërme më 24 korrik në orën 18:00 në Kuvend, ndërsa më pas do të zhvillohet në Presidencë edhe ceremonia e marrjes së detyrës së Presidentit, shkruan Top Chanel.

Agjenda e ceremonisë:

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Bajram Begaj, është zgjedhur President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Lajme të ngjashme