Meta: Ish ambasadori i SHBA-së më erdhi në zyrë dhe më tha se PD, po lobon me mbështetjen financiare të Rusisë - NACIONALE

Meta: Ish ambasadori i SHBA-së më erdhi në zyrë dhe më tha se PD, po lobon me mbështetjen financiare të Rusisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka folur rreth raportimit të mediumit amerikan, BBC, për financimin rus mbi Shqipërinë.

Ai tha se gjatë kohës sa ishte president, në zyrën e tij ka shkuar ish Ambasadori i SHBA-së dhe i ka thënë se PD, po lobon me mbështetjen financiare të Rusisë, por një gjë të tillë ky nuk e kishte besuar.

“Nuk kam se çfarë komenti të bëjë për lobimin e Bashës, sepse fakti që ka pasur një problem është e qartë. Ambasadori amerikan më erdhi në zyrë dhe më ngriti këto shqetësimi sipas tyre, që është në koherencë me këto lajme. Unë nuk e mora seriozisht se mendova se ishte e njëanshme. Edhe Berishë si ka vajtuar sikurse më erdhi mua. Këto çështje e dinë më mirë ato institucione atje dhe i takon PD-së. Ajo që është e qartë se të gjitha veprimet që ka marrë Basha janë veprime dhuratë për Ramën”, tha Meta për “Orën e Betit”.

Lajme të ngjashme