Meta flet për mospatimet e shumta në Guxo: U larguam nga kauza dhe identiteti që krijoi Vjosa Osmani - NACIONALE

Meta flet për mospatimet e shumta në Guxo: U larguam nga kauza dhe identiteti që krijoi Vjosa Osmani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i partisë Guxo, Burim Meta, ka treguar se në partinë e tij ka probleme dhe mospajtime të shumta.

Ai ka bërë me dije së partia që drejtohet nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci është larguar nga filozofia e saj politike.

Në një prononcim për Indeksonline, Meta ka folur për këto mospajtime.

“Ka mospajtime të shumta. Moto e partisë GUXO është: E ardhmja ju takon atyre që guxojnë! Pikërisht ketu qaluam dhe ne nuk guxuam, u larguam nga filozofia jonë politike për të guxuar dhe prezantuar qendrën e djathtë pothuajse të vetmen në skenën politike në Kosovë”, ka thënë Meta.

Ai ka treguar se ka kërkuar që për zgjedhje të 9 shkurtit kjo parti t`i këtë akronimet e veta.

Sipas tij, kërkesa e tij nuk është dëgjuar.

“Kam kërkuar që t’i kemi akronimet tona dhe identitetin tonë në garën e 9 shkurtit, por kjo nuk u bë. Më e rënda është që ne u larguam nga kauza dhe identiteti që krijoi z. Vjosa Osmani, tashmë presidente e Republikës dhe këtë e vlerësoj njëjtë dhe ngjashëm, sikurse LDK-ja të largohet nga rruga dhe filozofia e Ibrahim Rugovës”, ka vlerësuar Meta.

Lajme të ngjashme