Messi e Ronaldo në një parti shahu, pjesë e reklamës së markës së njohur - NACIONALE

Messi e Ronaldo në një parti shahu, pjesë e reklamës së markës së njohur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përmes profileve të tij në rrjetet sociale, Lionel Messi ka publikuar një fotografi ku shihet me Cristiano Ronaldon në një sfidë shahu. Fotografi që publikohet një ditë para fillimit të Botërorit dhe që është pjesë e reklamës të markës së njohur “Louis Vuitton”.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë shënuar historinë në futbollin modern. Së bashku numërojnë dymbëdhjetë (12) Topa të Artë të fituar. Andaj, duke i parë së bashku në një fotografi, qoftë edhe për një reklamë, ka nxitur shumë reagim pozitiv në gjirin e futbolldashësve në botë.

Për të dytë me shumë gjasa ky do të jetë Botërori i fundit. Asnjëri nga ta nuk e ka fituar këtë trofe. Pritjet maksimale janë veçanërisht për Messin, i cili publikisht paralajmëroi para disa javësh që për të do të jetë përvoja e fundit në Botëror gjatë Katarit 2022.

Ndërkaq Cristiano Ronaldo deklarativisht akoma nuk e ka thënë këtë gjë, edhe pse gjatë kohës së fundit ka pasur lëkundje të formës, marrë parasysh edhe moshën që ka (37-vjeç).

Lajme të ngjashme