Mesazhi i Edita Tahirit për Kurtin: Nëse nuk ka njohje reciproke, nuk mbrohen interesat kombëtare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka publikuar një fjali të shkurtër në rrjete sociale në prag të takimit të nesërm Kurti-Vuçiq.
Tahiri ka shkruar se interesat kombëtare nuk mbrohen, nëse s’ka marrëveshje për njohje reciproke.
“Nuk mbrohen interesat kombetare nese pranohet nje marreveshje qe nuk ka njohje reciproke me Serbine!”, ka shkruar Tahiri.
Në takimin e nesërm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, temë kryesore pritet të jetë plani franko-gjerman.
Për këtë plan, Kurti ka thënë se është bazë e mirë për të ecur përpara.