Mesazhi i çuditshëm i Kurtit në telefon studentëve, deputeti i LDK-së: Nuk blihen studentët me 100 euro - NACIONALE

Mesazhi i çuditshëm i Kurtit në telefon studentëve, deputeti i LDK-së: Nuk blihen studentët me 100 euro

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka dërguar mesazh studentëve duke ua përmendur 100 euro që janë ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Një mesazh të tillë ai e ka vlerësuar si përpjekje e liderit të VV-së për blerje të votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen këtë të diele.

Në profilin e tij në “Facebook”, Guri ka shkruar se pushteti është bërë i lexueshëm në veprime.

“O po lehte te lexueshem jeni. Nuk blihen studentet me 100 euro!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme