Mesazhet Kusari – Simiq, reagon Mehmetaj: Që Radojçiqi është me bandë në Kopanik i paska tregu Simiqi
Pas publikimit të mesazheve ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj duke nxjerrë një konstatim se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paska qenë informuar nga Simiqi se Radojçiqi me bandat e veta është në Kopaonik.
“Kur Albin Kurti tregojke që Radojiçiçi me bandën e tij po qëndron në Kopaunik, unë mendojsha që janë informacione nga strukturat e inteligjencës së Kosovës. Këtij i paska pas tregu Slavko Simiçi në takim. Unë për vete nuk kam pas nevojë për asnjë dëshmi. E kam ditë që punon për Serbi moooti”, ka shkruar Mehmetaj në një reagim.