Mesazhet e ambasadorit amerikan, Miftaraj: Kjo është ShBA-ja, na mbron edhe kur e shajmë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftari, ka komentuar mesazhet e sotme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, i cili ka thënë se Kosova nuk duhet të frikësohet nga kërcënimet e Serbisë.
Ai ka ironizuar me kritikuesit e SHBA-së në Kosovë, duke vlerësuar se Amerika do ta mbronë Kosovën pavarësisht qëndrimeve të tyre.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se diplomati amerikan po thotë se SHBA-ja do ta mbron Kosovën ashtu siç e ka ndihmuar të çlirohet.
“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Hovenier ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja. Me fjale tjera, Amerika po na thote mos u tutni o trima te Facebook-ut se ju kemi ndihmu mu cliru, ju kemi ndihmu mu ba shtet, e ketu jemi nese habitet dikush me mendu keq per juve”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ShBA-ja është e gatshme për t`i mbrojtur aleatët e saj, edhe kur këta të fundit nuk e dëgjojnë.
“Kjo eshte demokracia me e madhe ne bote, e shan, e ofendon, nuk i ofron bashkepunim, por prape se prape te fal dhe te ndihmon. Politikanet dhe partite populiste dhe pa vizion vine e shkojne, jane me afat skadence, miqesia dhe koordinimi me SHBA duhet te jete e përjetshme”, ka shkruar Miftaraj.