Merren masa të larta sigurie për takimin që pritet ta zhvilloj Edi Rama me emigrantët në Greqi - NACIONALE

Merren masa të larta sigurie për takimin që pritet ta zhvilloj Edi Rama me emigrantët në Greqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që të dielën të udhëtojë për në Greqi, saktësisht në Athinë, ku do të ketë takim me emigrantët.

Sipas mediave në Shqipëri, për këtë organizim kanë shpërthyer reagime të forta, pasi që i njëjti do të zhvillohet në një vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, dhe kjo ka detyruar autoritetet në kryeqytetin grek që të marrin masa të forta sigurie.

A2CNN raporton që sipas mediave greke masat e sigurisë do të jenë drakoniane, ndërsa në dispozicion të Ramës do të vendosët edhe një automjet i blinduar tip "BMË" për ta bërë sa më të sigurt vizitën e tij.

Ndër të tjera thuhet se Rama do të mbërrijë në Greqi mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në stadiumin e mbyllur të Galatsit, ku salla “Christmas Theatre” është përzgjedhur nga organizatorët për zhvillimin e tubimit.

Lajme të ngjashme