Gazetari Baze tregon dy gjërat që çuan në prishjen e raporteve mes Kurtit e Ramës - NACIONALE

Gazetari Baze tregon dy gjërat që çuan në prishjen e raporteve mes Kurtit e Ramës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari nga Shqipëria, Mero Baze, ka folur për raportet mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Baze ka deklaruar se Rama ka pasur problem që nga fillimi në skanimin e situatës politike në Kosovë.

Për një kohë më të gjatë Edi Rama e ka parë Albin Kurtin si njeriun më simpatik në Kosovë. Kjo ndryshoi pasi Rama erdhi në pushtet. Rama ka njohur Kosovën pak nga pak, duke gabuar. Ai në vitin 2011 kishte paragjykimet ndaj LDK-së dhe kishte ndërtuar raporte solide me Thaçin. Në atë kohë kur erdhi në Kosovë takoi Kurtin dy orë, e madje kjo bëri që Thaçit t’i ngelet hatri”, deklaroi baze në RTV Dukagjini.

Sipas gazetarit nga Shqipëria, thyerja e parë mes Ramës dhe Kurtit ishte në vitin 2018, që sipas tij në atë kohë Kurti ishte bërë pjesë e studentëve kundër Ramës.

Kurti në atë kohë akuzonte Besa Shahinin dhe Gent Cakajn si e keqja e Shqipërisë. Pra problemet e veta në Kosovë i solli në Shqipëri. Kjo ishte thyerja e parë. Thyerja e dytë ndodhi kur LVV mori pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë. Formalisht ishte diçka shumë e rëndë. Pra të vinte kryeministri i Kosovës në mëngjes më votë në dorë kundër kryeministrit të Shqipërisë, ishte e rëndë”, deklaroi Baze.

Tutje, Baze ka thënë se sa i përket aspektit politik, Rama nuk e merr shumë seriozisht Kurtin.

Raportet me Albinin, Rama i ka ndarë nga ato shtetërore që ka Kosova me Shqipërinë. Në aspektin politik, raportet janë karagjozë”, deklaroi tutje Baze.

Lajme të ngjashme