Mërgimtari zhgënjehet me Qeverinë Kurti: Nuk e mbështes më, shumë qytetarë i la jashtë listës për votim - NACIONALE

Mërgimtari zhgënjehet me Qeverinë Kurti: Nuk e mbështes më, shumë qytetarë i la jashtë listës për votim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qytetari Fadil Berisha, i cili jeton dhe vepron jashtë Kosovës, është zhgënjyer me Qeverinë Kurti.

Ai ka bërë me dije se e ka tërhequr mbështetjen për kryeministrin Albin Kurti.

Berisha ka treguar se arsyet që e kanë çuar deri të ky vendim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se deri të ky vendim ka ardhur pasi nuk ka arritur të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, falet për këtë i ka Qeveria Kurti.

“Në zgjedhjet e kaluara, ne refugjatët e luftës, kemi votuar me dokumente çfaredo që kemi pasë me veti në momentet e ikjes nga pastrimi etnik në Kosovë. Me të njejtat dokumente jemi regjistruar edhe sivjet në regjistrimin e popullatës. Por tani ato dokumente, me vendim të qeverisë të Albin Kurtit nuk pranohen në votimet e ardhshme. Tani qeveria kërkon që të kesh letërnjohtim të Kosovës si kushtë të paraqitjesh për votime. Pesë pare nuk i jep se shumë qytetar i le jashtë listës për votim. Nuk mundem të votoj për shkak të keq veprimit të qeverisë Kurti gjatë tranzicionit nga një model në model tjetër. Për shkak të cenimit të drejtës time që si qytetar i Kosovës të votoj në zgjedhjet e ardhshme, e tërjek mbështetjen time të deritashme për Albin Kurti dhe qeverin e tije”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme