Memli Krasniqi e pyet pushtetin: Pse po vonohet Vettingu?
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur edhe një herë qëndrimin pro reformës së Vettingut.
Megjithatë, Krasniqi ka pyetur pushtetin pse ky proces po vonohet.
“Procesi i vetingut duhet të ndodh. Ne e kemi mbështetur qysh moti. Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vetingutt gjendet në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Krasniqi për Ekonomia Online.
“Unë nuk e kam të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin këtë proces. Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin pse jo edhe kompetencën”.
“Por një gjë e tillë duhet të ndodh në një proces të strukturuar legal, Kushtetues siç e kemi propozuar përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, tha Krasniqi.
Tashmë draft-dokumenti për Vetting është dorëzuar në Kuvend tash e sa kohë.