Mehmetaj tregon se si zv/ministri Vokrri ‘dëmtoi pakthyeshëm propagandën qeveritare për çlirimin e Veriut’ - NACIONALE

Mehmetaj tregon se si zv/ministri Vokrri ‘dëmtoi pakthyeshëm propagandën qeveritare për çlirimin e Veriut’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi ishte vetë Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviqit, i cili tregoi për një afërsi të pashembullt mes zv/ministrit nga radhët e VV-së, Arbër Vokrrit dhe ish-zv/ministrit Radoica Radomiroviq (ky i fundit i shkarkuar) – gazetari Lirim Mehmetaj ka shtjelluar se si Vokrri e ka “dëmtuar pakthyeshëm propagandën qeveritare” për atë që jepet për çlirim të veriut nga bandat kriminale.

Postimi i plotë i Mehmetajt:

Zëvendës-ministri i Kurtit duke dashur ta arsyetojë afërsinë e tij me Radoica Radomiroviçin dhe pijet e këngët nëpër kafe me të, e kish dëmtuar pakthyeshëm propagandën qeveritare për çlirimin e Veriut, derisa e kish arsyetuar Vuçiç-in po sikur të ishte anëtar i kabinetit të tij

...

Arbër Vokrri në një tentim-shfajësimi të gjatë kish shkru se ai e do fort Radomiroviçin e disa serbë të tjerë, sepse ata i kanë ndihmuar qeverisë së Kosovës për ta shtrirë sovranitetin në Veri.

Por, veç pak më poshtë kish tregu se të gjithë këta serbë të devotshëm kanë mbet tash pa punë e në mjerim, duke dëshmuar kështu se Qeveria i ka lënë nën mëshirën e fatit e nuk i ka integruar pikërisht serbët që i kanë ndihmuar. a

Ja, citate nga shkrimi i tij: “Radoica Radomiroviq, ish zv.ministër i MKK, armiku i Vuçiqit... Sot i papunë ai dhe bashkëshortja”.

“Nebojša Milić, ish-zyrtari policor (deri në v.2019) i cili i ka arrestuar Milan Radoičićin... Sot i papunë ai dhe bashkëshortja”.

“Nataša Tomanić, ish zv.kryetare e kom. Zveçan, prandaj terroristët ia dogjën dy lokale. Nuk u kompensua nga shteti, madje u shkarkua. Sot e papunë dhe e shpërngulur nga komuna e saj”.

“Predrag Božović, ish-këshillëtar i kryetarit të Zubin Potokut. Ia kanë shpërthyer bombën në oborr, pak metra larg foshnjës. Sot i papunë”.

Pra, Vokrri argumenton pro deklarimeve të Vuçiç-it se Kosova nuk ka problem me kriminelë serbë, por me serbët si të tillë, sepse ja, siç po e thotë edhe vetë zëvendës-ministri, edhe ata që e ndihmojnë shtetin e Kosovës, prapë mbesin pa punë.

...

E dyta, në tentim për ta shpalosur dashurinë e madhe për Radomiroviçin, ai rrëzoi një tjetër propagandë të pushtetit për çlirimin e Veriut.

Shih çka shkruan: “Radoica e ka rrezikuar jetën e tij dhe të familjes. Unë kthehesha në Prishtinë ndërsa ai me familje bënte rojë në shtëpinë e tij në Dobravë, duke fjetur me rend nga disa orë ai, e shoqja, i biri e ndonjëherë edhe ndonjë shok i tij”.

Po a nuk ka siguri e kontroll të plotë në Veri a? Pse duhen qytetarët të ruajnë me armë në prag të shtëpisë, atje luftë nuk është? A po jo zëvendës-ministër?

Hahahhahaha...

Shkruaj më shpesh zëvendës-ministër, sa më shumë që shkruan ne kuptojmë më shumë nga maskarallëqet tuaja.

P.S

Të fala Radomiroviçit kur të shihesh prapë me të.

Lajme të ngjashme