Mehmetaj tallet me kryetarët e komunave të VV-së: Tash që është eliminu Shqipëria këta i kthehen Kosovës
Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryetarët e Shtimes dhe Kamenicës, të cilët përfaqësojnë VV-në dhe kishin shprehur përkrahjen e tyre për kombëtaren e Shqipërisë nw futboll.
Ai ka treguar se ata nuk kanë treguar përkrahje për Kombëtaren e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këta zyrtarë mund të shprehin përkrahjen e tyre edhe për disa kombëtare të rajonit.
“Keta jane kryetare komunash ne Kosove nga Levizja Vetevendosje. Keta shkojne me shiku Shqiperine. Tash qe eshte eliminu Shqiperia keta i kthehen Kosoves. Nese rastesisht kualifikohet Maqedonia e Veriut, keta ia kthejne anej. Qe jo, edhe Mali i Zi iu kryne pune. Keta funksionojne me strategjine qe ua ka mesuar kryestrategu i tyre ne parti, qe i bjen "kap ça t'kapesh"”, ka shkruar Mehmetaj.