Mehmetaj reagon pasi u lirua nga paraburgimi Naser Hafizi: Çfarë tmerri, çfarë skandali - NACIONALE

Mehmetaj reagon pasi u lirua nga paraburgimi Naser Hafizi: Çfarë tmerri, çfarë skandali

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj i cili kishte raportuar vazhdimisht për skandalet korruptive në ministrinë e Liburn Aliut e përkatësisht për dallaveret që dyshohet Hafizi, ka reaguar pasi Gjykata ka marr vendim që t’ia ndërpresë masën e paraburgimit Naser Hafizit.

Mehmetaj e ka quajtur tmerr e skandal këtë veprim.

“Prokuroria eshte e kapur, e vertete. Ama e kapur nga Vetevendosja.

Njeri me rroge 730 euro bleu 4 banesa per nje vit, futi ne bankomate 100 mije euro ne llogari dhe qarkulloi 395 mije euro per nje muaj dhe merret vendim qe te vazhdojne hetimet per te ne liri.

Cfare tmerri, cfare skandali, cfare palo-shteti.”- ka shkruar ai.

Ndryshe, Naser Hafizi është i dyshuar për një çështje korrupsioni e fshehje të pasurisë për të cilen hetimet janë zgjeruar edhe ndaj Ministrit të linjës Liburn Aliu. Dosja e Prokurorisë Speciale, përmbanë detaje të veprimtarisë së Hafizit. Ajo që bie në sy, sikurse në rastin e Ambasadorit Martin Berishaj, është lidhja me Serbinë. Në dosjen e prokurorisë speciale fillimisht thuhet se Hafizi dyshohet për Shpërlarje të parave, lidhur me ligjin për Prandalimin e pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në arsyetimin e Prokurorisë se përse Hafizi duhet të qëndroj në paraburgim përmendeshin lëvizjet e Hafizit drejt Serbisë, si dhe dyshimet që ai mund të arratiset.

“I pandehuri Naser Hafizi marrë parasysh faktin se ka edhe nënshtetësinë e Republikës së Serbisë, dhe se bazuar në të dhënat për lëvizjet e tij të shpeshta të siguruara nga Sistemi për Menaxhimin e Kufitar (BMS) në shtete të tjera të rajonit dhe më gjërë, e veçmas faktit se i njejti disa herë brenda ditës ka hyrë dhe ka dal nga territori i Republikës së Kosovës, në disa raste ka kaluar edhe në këmbë kufirin, në mes Kosovës e Serbisë, ku dyshohet se ka pronësi shtëpi ekzistn rreziku se po të lihet i lirë, do të arratiset nga Kosova në

Lajme të ngjashme