Mehmetaj | Qe qysh mburrej Nagavci me tre doracakët e edukatës seksuale që tash fajësoi Bajramin e LDK-së - NACIONALE

Mehmetaj | Qe qysh mburrej Nagavci me tre doracakët e edukatës seksuale që tash fajësoi Bajramin e LDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mehmetaj e përgënjeshtron deri në rrënjë pushtetin, ia nxjerr postimet mburrëse të Nagavcit për doracakët e edukatës seksuale

Pushteti provoi t’ia faturojë ish-ministres së arsimit Hykmete Bajrami tekstet skajshmërisht kontraverze për edukatë seksuale që u bënë brum për debat të ashpër.

Gazetari Lirim Mehmetaj nxori postimet e vetë Ministres së Arsimti, Arbërie Nagavci, kur shprehte suksesin e hartimit të këtyre “tre doracakëve” me përmbajtje të praktikimeve perverse.

Postimi i Mehmetajt:

Futjani duart njëri-tjetrit se populli s’iu la

A po e shihni si funksionojnë frikacakët e Vetëvendosjes dhe çfarë iu bën presioni publik?

Fillimisht dolën (siç mund ta shihni në foto) e thanë që janë shembull në rajon për Edukatën Seksuale në shkolla.

Ministrja (siç mund ta shihni në foto) doli dhe e përgëzoi grupin punues ndërsektorial për hartimin e doracakëve.

Ajo madje tregoi (siç mund ta shihni në foto) se ka marrë lëvdata të mëdha që me suksese e ka trajtuar këtë çështje.

Më pas (siç mund ta shihni në foto) i publikuan këta doracakët e turpit dhe i vendosën me krenari në faqen e tyre.

Kur filluan kritikat e para, dolën e thanë se “tekstet janë të mira dhe kritikat janë pavend”.

Kur kjo s’kreu punë, thanë se “ju që po kritikoni i keni keqkuptuar tekstet”.

Kur e panë se nuk po hahet kjo kokërr ulliri, kaluan në shtratin e tyre të zakonshëm, “nuk i kemi ne fajet”, thanë.

“I kanë bërë ata të tjerët”, thanë.

E para, edhe sikur të ishte e vërtetë që i bënë të tjerët, pse ju i aprovuat? Pse i botuat? Pse i publikuat? Pse dolët e thatë se me këta doracakë jeni shembull në rajon?

Pse morët merita për këto tekste, pse i ngarkuat ato në faqen e ministrisë? Pse nuk i shikuat paraprakisht që të gjenit gabimet?

Kot e keni, të gjithë e kanë marrë vesh.

Ashtu siç i shërbeni Serbisë për ta shkatërruar shtetin, njëjtë u shërbeni agjendave të tilla për ta shkatërruar shoqërinë.

S’keni nga të ikni, u shpërfaqët lakuriq, s’u ka mbetur gjë tjetër pos t’ia fusni duart njëri tjetrit, meqë populli nuk iu la.

Lajme të ngjashme