Mehmetaj për Kurtin: O Zot çfarë disfate, çfarë vajtuesi i padobishëm - NACIONALE

Mehmetaj për Kurtin: O Zot çfarë disfate, çfarë vajtuesi i padobishëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Bruksel është mbajtur një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit, ka folur edhe kryeministrit Kurti.

Deklaratat e Kurtit i ka komentuar Lirim Mehmetaj, analist në RTV Dukagjini.

Sipas Mehmetajt, Kurti po ankohet për disfatë.

“Albin Kurti pas takimit të sotëm praktikisht po thotë “ma kanë ngulë”.

Asociacioni po thotë qenka ne qendër edhe po befasohet.

Qe sa jemi t’u t’thanë o ngelcan, po ti na tregoje qysh na nuk po dimë ta lexojmë marrëveshjen, ose qëllimisht po e lexojmë gabim.

O zot çfarë disfate, çfarë vajtuesi i padobishëm.

Mos u anko tash as në ndërmjetësues.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme