Mehmetaj me paralajmërim të madh: Pas dy muajve në Nasef Hafizit i bashkohen në burg edhe shokët
Naser Hafizit – zyrtari i lartë i arrestuar në Ministrinë e Mjedisit që udhëhiqet nga Liburn Aliu – i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, ndërsa gazetari Lirim Mehmetaj, paralajmëroi se “pas dy muajsh” i bashkohet edhe shokët e tij.
Hafizi është i pëfshirë në shlyerjen/uljen e paligjshme të borxheve të ambalazhuesve të ujit, ndërsa prokuroria gjeti që ai me vetëm 700 euro rrogë, qarkullonte qindra mijëra euro në llogari bankare, kishte blerë katër banesa për vetëm një vit, etj.
Mehmetaj, për më tepër, ka lënë të kuptohet se Hafizi ka treguar për veprimtarinë e tij të kundërligjshme, përkatësisht, siç tha ai, “e kish çelë zemrën”.
Postimi i Mehmetajt:
Ne kete acar nentori e urojme Naser Hafizin edhe per 2 muaj paraburgim nga gjykata.
Rri qaty se mire e ki. Tybe knej jashte s'ka naj t're.
Me kismet pas dy muajve te bashkohen edhe shoket. Te falenderoj qe ishe tregu burre i mire aty e kishe tregu bash gjithcka.
Qe thone, e kishe pas çele zemren.