Mehmetaj e quan Gani Jakupin “jugosllav”: Sipas tij, UÇK-ja ka uzurpuar institucionet
Lirim Mehmetaj, analist i përhershëm në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë në lidhje me Gani Jakupin, të cilin Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e angazhoi si këshilltar me pagë 7,500 euro.
Sipas Mehmetajt, Jakupi është “snob” e “jugosllav”.
“Aspak i befasuar, gjeta se Gani Jakupi përveç militant, është një artist mediokër dhe një jugosllav i paepur.
Fatkeqësisht për Kosovën, Ganiu edhe punën e kishte orientuar në atë drejtim.
Vepra e tij kryesore ish “Kthimi në Kosovë”, ku, sipas tij paraqet ngjarjen tragjike që ka ndodhur këtu.” – shkroi ai.
Tutje, Mehmetaj pretendon se në librin e Jakupit, UÇK-ja del si një forcë që ka uzurpuar institucionet.
“Gania kishte një përjetim ndryshe nga shumica.
Vepra e tij fillon, paramendojeni, me një plakë që ka mbetur e ulur jashtë institucioneve të Kosovës të cilat pas luftës janë uzurpuar.
Ai, si autor dhe protagonist i rrëfimit, fillon udhëtimin nëpër Kosovë.
Në një fshat, në një lokal, vijnë disa ushtarë të NATO-s, të cilët Jakupi i quan “çlirimtarët”.
Tregimi për luftën, deri këtu, sipas Ganiut: UÇK-ja që ka uzurpuar institucionet dhe ushtarët e NATO-s si çlirimtarë.” – shkroi tutje Mehmetaj.