Mehmetaj: Çka bëri politika e çka prokuroria pas sulmit terrorist në Banjskë? - NACIONALE

Mehmetaj: Çka bëri politika e çka prokuroria pas sulmit terrorist në Banjskë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka komentuar ngritjen e aktakuzës ndaj kriminelit, Milan Radoijiçiq për sulmin në Banjskë.

Mehmetaj ka bërë krahasimin e punës së prokurorisë dhe politikanëve, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka bindur asnjë shtet që ndaj Serbisë të vendosen masa për shkak të sulmit në Banjskë.

“Qeveria e Kosovës, bashkë me Presidencën e Kosovës, nuk kanë arritur ta bindin qoftë dhe një shtet të vetëm në botë që të vendos çfarëdo kufizimi për Serbinë.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Çka bëri politika e çka prokuroria pas sulmit terrorist në Banjë?

Pas sulmit të udhëhequr nga Milan Radojiçiç në Banjë, puna filloi në dy dimensione, atë të drejtësisë dhe në nivelin politik.

1. Prokuroria e Kosovës filloi hetimin.

2. Qeveria e Kosovës paralajmëroi fushatë politike për t’i bindur shtetet që t’i vendosin masa Serbisë për shkak të agresionit ndaj Kosovës dhe ta dënojnë publikisht.

Një vit prapa: Prokuroria del me atakakuzë për 45 presona, përfshirë kryekriminelin Milan Radojiçiç.

Qeveria e Kosovës, bashkë me Presidencën e Kosovës, nuk kanë arritur ta bindin qoftë dhe një shtet të vetëm në botë që të vendos çfarëdo kufizimi për Serbinë.

Madje, qysh nga ajo kohë, Kosova është tkurrur ndërkombëtarisht e Serbia e ka zgjeruar bashkëpunimin.

Lajme të ngjashme