Mehmetaj brutal ndaj Memli Krasniqit: “Kurti me rezultat të njëjtë nëse i rreshtohen si shërbëtor të pa dinjitet” - NACIONALE

Mehmetaj brutal ndaj Memli Krasniqit: “Kurti me rezultat të njëjtë nëse i rreshtohen si shërbëtor të pa dinjitet”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka vazhduar tonet prej më të ashprave ndaj kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, pasi ky i fundit iu përgjigj pozitivisht ftesës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ku temë mes tjerash ka qenë edhe një pajtim në vija të trasha për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Mehmetaj e sheh Krasniqin të kenë rënë brenda përllogaritjeve të Kurtit në favor të Vetëvendosjes, ndërsa qëndrimin e tij e quajti “të padinjitetshëm dhe antishtetëror”.

Postimi i plotë:

Nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme janë kundër Kurtit, atëherë përse po i do Kurti kaq shumë?

Se kujt i konvenon më shumë rreshtimi i Memli Krasniqit në kolonën e paracaktuar nga Albin Kurti, mjafton të shihni si e komentojnë këtë situatë eksponentët e Vetëvendosjes.

Në mënyrë absolute dhe me super intensitet po shkruajnë se sa mirë ka bërë kryesia e PDK-së që po koordinohet me Kurtin.

Ata po e lëvdojnë Memlin që iu ka nënshtruar Albinit, po me gjasë ky i pari nuk e kupton, ose e kupton po nuk i pengon.

Kjo është histori e ditur, sepse është histori e përsëritur.

Përmes të njëjtit inxhinering falangat e Vetëvendosjes nëpër studio televizive e udhëhiqnin reformimin e partive opozitare sipas preferencave të Vetëvendosjes.

Njëjtë, servilët e Vetëvendosjes në studio iu tregonin partive opozitare se si duhet të bëjnë opozitë për ta rrëzuar Kurtin, paçka se ata paraprakisht e pranonin se Kurti nuk duhet rrëzuar.

Këtij qëndrimi të padinjitetshëm dhe anti-shtetëror të Memli Krasniqit mund të provojnë t’i japin fytyrë tjetër shërbëtorët e Vetëvendosjes dhe të tjerë që shpresojnë për kacidhe pas një qeverie të mundshme në të ardhmen në mes të VV-së dhe PDK-së, po qytetari realisht i pakënaqur nuk e ha.

Njëjtë si nuk e ha “urgjencën” artificiale të domosdoshmërisë së shkuarjeve në zgjedhje të jashtëzakonshme kur zgjedhjet e rregullta janë veç 3-4 muaj më pas.

Një pyetje:

Si u bë që opozita që shpjegim për mos veprim më intensiv e kishte strategjinë që le ta lëmë Kurtin të gabojë, tashmë – çuditërisht – e do ndërprerjen urgjente të gabimeve të tij?

Kush thotë se “nuk ka lidhje si shkohet në zgjedhje”, me rëndësi të shkohet, është ose idiot ose krejtësisht i shitur.

Pikërisht zgjedhjet e fundit janë argumenti më kokëfortë se është e rëndësisë kruciale se cila është arsyeja dhe cili është konteksti i zgjedhjeve.

Edhe diçka për ata që po presin pas dere për të përfituar nga një koalicion eventual me PDK-në në pushtet.

Nuk i merr Kurti.

Ai thjesht po i zbutë për fushatë zgjedhore që të mos i përmendet asnjë skandal. Të mos i përmendet korrupsioni, zhvatjet, autonomia territoriale, dështimet në arenën ndërkombëtare, dështimi në reformën në drejtësi dhe të gjitha tmerret e qeverisjes së tij.

Ai vetë më nuk del në TV të bëjë fushatë, ministrat i ka për ibret e veçse do ta dëmtojnë, kurse për deputetë të VV-së i kemi parë që ata as të artikulohen shqip nuk dinë.

Me kë të bëjë fushatë Kurti? Me heshtjen e partive opozitare pra.

Po sa ta kapë sërish rezultatin e dëshiruar, që do të jetë pak a shumë i njëjti nëse këta i rreshtohen kështu si shërbëtorë të pa dinjitet, ai do t’iu lëshohet me të njëjtin hakërrim si përherë, si në videot që ia përgatiste PDK-së e LDK-së kohë pas kohe.

Lajme të ngjashme