Mehaj viziton bacën Rifat: Zhvillimin e ushtrisë do ta bëjmë duke kujtuar rrugën dhe sakrificën e familjes Jashari - NACIONALE

Mehaj viziton bacën Rifat: Zhvillimin e ushtrisë do ta bëjmë duke kujtuar rrugën dhe sakrificën e familjes Jashari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot bacën Rifat Jashari.

Mehaj ka shkruar se gjatë rrugës për zhvillimin e ushtrisë nuk kanë munguar as këshillat e bacës Rifat.

Gjatë rrugës tonë për zhvillimin e ushtrisë nuk kishin se si të mungonin këshillat e bacës Rifat Jashari. Ai është heroi i gjallë mes nesh, i cili vazhdimisht përkujdeset që me mesazhet e tij të unifikoj të gjithë.” – ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se rrugën që kemi përpara, vetëm bashkë mund të ecim.

Në rrugën që kemi përpara, vetëm bashkë mund të ecim. Baca Rifat i ka dhënë shumë kombit tonë dhe asnjëherë nuk ka marrë asgjë, ai është trashëgimia më e rëndësishme e qëndresës tonë heroike. Zhvillimin e ushtrisë tonë, do ta bëjmë gjithmonë duke kujtuar rrugën, sakrificën dhe mundin e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve tanë të lirisë.” – ka përfunduar Mehaj.

Lajme të ngjashme