Mehaj: Vazhdon bashkëpunimi i frytshëm bilateral me Ushtrinë Gjermane
Ministri i Mbrojtjes, Armennd Mehaj ka thënë se vazhdon bashkëpunimi i frytshëm bilateral me Ushtrinë e Gjermanisë.
Këto komente Mehaj i bëri pas një takimi me një delegacion nga Ushtria Gjermane.
“Në takimin mes dy delegacioneve, u diskutua dhe analizua niveli i zbatimit të planit aktual bilateral 2022, duke u vlerësuar lartë shkalla e realizimit të të gjitha aktiviteteve të planifikuara. Gjithashtu, dy delegacionet u dakorduan për aktivitetet që do të përmbajë plani bilateral për vitin 2023 si dhe masat dhe veprimet që do të ndermirën për realizim sa më të suksesshëm të tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Cakaj, i cili ka falënderuar Bundeswehr-i dhe Ministria e Mbrojtjes Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme.
