Mehaj: Ushtria e Republikës së Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak - NACIONALE

Mehaj: Ushtria e Republikës së Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, ka shpërndarë fotografi, nga trajnimet e ushtrisë së Kosovës, duke i ilustruar me një shkrim.

Aty, Mehaj thekson se Ushtria e Republikës së Kosovës është e gatshme për çdo mision ushtarak, si dhe ka thënë se bashkëpunimi i vazhdueshëm e trajnimet, janë tregues se ushtria e Kosovës është e gatshme për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s.

Postimi i plotë:

USHTRIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS E GATSHME PËR ÇDO MISION USHTARAK

Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e rradhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intenzive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.

Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie.

Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s

Lajme të ngjashme