Mehaj: Rrugëtimi i tyre me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit tonë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar me rastin e përvjetorit të katërt të Forcës së Kosovës.
Ai me anë të një njoftimi në Facebook, ka thënë se përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi i tyre me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit që kanë.
“Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza.Urime qytetarë të dashur!Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë”, ka shkruar Mehaj.