Lavdërohet ministri Mehaj: Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët - NACIONALE

Lavdërohet ministri Mehaj: Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa nga blerjet që janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo sipas Mehaj po bëhet me qëllim që siç tha ai ‘t'i shmangeni keqinformimit’.

Ministri ka thënë se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, ndërsa në qeverinë e tyre është rritur në 102.3 milionë.

Mehaj ka shpenzuar tashmë 28.6% të buxhetit të këtij viti për blerje. Përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, tha ministri.

Postimi plotë:

Të nderuar qytetarë,

Me qëllim të informimit tuaj të drejtë, dhe që t'i shmangeni keqinformimit po publikojmë disa nga blerjet që janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit. Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë tonë është rritur në 102.3 milionë.

Vetëm për një vit e gjysmë kemi rekrutuar 1240 ushtarë të rinj. Së shpejti do të hapet konkursi edhe për 612 ushtarë aktivë dhe 367 ushtarë rezervë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër.

Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces.

Ministria e Mbrojtjes, vitin që lëmë pas ka shpenzuar 96% të buxhetit, njëherit përqinjda më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë. Këtë nivel do ta mbajmë edhe në vazhdim.

Lajme të ngjashme