Mehaj: Lajmet për sulmin rus ndaj Polonisë janë shqetësuese, qëndrojmë me partnerët tanë - NACIONALE

Mehaj: Lajmet për sulmin rus ndaj Polonisë janë shqetësuese, qëndrojmë me partnerët tanë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar ndaj raportimeve të sontshme për sulmin e raketave ruse ndaj Polonisë.

Mehaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se këto lajme janë shqetësuese.

“Ekspansionimi i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë formë’, thotë Mehaj.

Minsitri shkruan se Kosova bashkohet në dënimin e këtij sulmi.

“Ne bashkohemi në dënimin e këtij sulmi dhe qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata. Mbrojta e sovranitetit, ruajta e paqes dhe stabilitetit është obligimi ynë”, shkruan Mehaj.

Lajme të ngjashme