Mehaj: Kosovës i shtohen specialistët e parë për sulme ajrore
Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Forcës së Sigurisë së Kosovës, i janë shtuar specialistët e parë për sulme ajrore.
Krejt kjo si meritë e një bashkëpunimi dhe partneriteti në mes FSK-së si dhe Gardës Kombëtare të Ioëa-s.
Postimi i ministrit:
Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore
Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Ioëa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.
Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake.
Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Ioëa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade.