Mefi thirrje opozitës: Mos na bllokoni zgjedhjen e Presidentit, qëndroni në sallë dhe votoni
Mefail Bajqinovci i Vetëvendosjes pretendon se partitë opozita po bllokojnë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, për çka u bëri thirrje të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë.
Kështu, tha ai, sepse “është detyrim kushtetues.”
Postimi i Mefit:
Opozita nuk duhet të bllokojë procesin për zgjedhjen e Presidentit.
Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim për Presidentin. Bojkoti nuk është zgjidhje – pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues.