Medvedev: Rusia do t’i arrijë qëllimet, paqe do të ketë sipas kushteve tona
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha të martën se Rusia do të ngadhënjejë në Ukrainë dhe do t’i përcaktojë kushtet për marrëveshjen e ardhshme të paqes me Kievin.
“Rusia do t’i arrij qëllimet e veta. Do të ketë paqe – sipas kushteve tona”, shkroi Medvedev në një postim në rrjetin “Telegram”. Ai aktualisht e ka postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë të Rusisë.
Ish-presidenti rus, që dikur shihej si partner i mundshëm në Perëndim, është bërë gjithnjë më i ashpër me kritika kundër Perëndimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.