Mediat ruse thonë se 97% e njerëzve kanë votuar për bashkim me Rusinë - NACIONALE

Mediat ruse thonë se 97% e njerëzve kanë votuar për bashkim me Rusinë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mediat ruse kanë shpallur rezultatet e hershme nga katër "referendumet" e organizuara nga autoritetet pro-ruse në katër zona të okupuara të Ukrainës - Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Siç parashikohej gjerësisht, autoritetet po pretendojnë se një shumicë dërrmuese e publikut atje dëshiron të aneksohet nga Federata Ruse.

RIA Novosti ka raportuar se me afrimin e një të katërtës së "votave" të numëruara në secilin prej katër referendumeve, të gjitha rajonet kanë votuar me të paktën 97% për t'u bashkuar më Rusinë.

Zyrtarët ukrainas e kanë përshkruar procesin, i cili filloi të premten, si një "shfaqje propagandistike" dhe zyrtarët perëndimorë kanë thënë se rezultatet e këtyre referendumeve nuk do të njihen.

Lajme të ngjashme