Mediat iraniane publikojnë fotot e hakerëve që sulmuan Shqipërinë - NACIONALE

Mediat iraniane publikojnë fotot e hakerëve që sulmuan Shqipërinë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Fotografitë e katër personave për të cilët thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, janë publikuar nga mediat iraniane.

Sipas Iran International, katër personat janë autorë të disa sulmeve kibernetike globale dhe janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran.

Kujtojmë se, rasti i fundit i një sulmi kibernetik në Shqipëri i atribuohet inteligjencës iraniane, ku sipas hetimeve të sigurisë së Microsoft, sulmi ka nisur që në vitin 2021. E pas sulmit të fundit, javën e kaluar Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin duke dëbuar edhe diplomatët e vendit.

Sipas mediave të Irani, personi i parë i identifikuar është Hamidreza Lashgarian 61-vjeçar, me banim në Teheran, profesor universitar.

Njoftohet se ai ka një histori të përfshirjes në operacione të ndryshme të inteligjencës së IRGC-së.

Vitin e kaluar, një grup tjetër i quajtur Sayyad Project kishte shënjestruar aeroportin e kryeqytetit të Shqipërisë. Një grup kibernetik anti-Iran i quajtur Lab Dookhtegan ose Read My Lips zbuloi identitetin e personit që drejtonte sulmin kibernetik si Mohammad-Bagher Shirinkar.

Pseudonimi i tij është Mojtaba Tehrani, dhe dihet se është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjen e tij me IRGC.

Mendohet se edhe vëllai i tij Mhammad-Hossein Shirinkar është gjithashtu një nga aktorët kryesorë në grupin Sayyad. Sipas Lab Dookhtegan, ai thuhet se është kreu i Inspektoratit të Inteligjencës së IRGC.

Hakeri tjetër mendohet se është Mehdi Hashemi Tughraljardi, i afërm me vëllezërit Shirinkar. Bëhet e ditur se ai është drejtor i përgjithshëm i një kompanie dixhitale në Teheran dhe është gjithashtu i sanksionuar nga ShBA-të.

Lajme të ngjashme