Media e Baton Haxhiut publikon dokumentin gjermano-francez, flitet për marrëveshje më 2023 - NACIONALE

Media e Baton Haxhiut publikon dokumentin gjermano-francez, flitet për marrëveshje më 2023

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albanian Post ka publikuar një shkrim në lidhje me kornizën e re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e cila për një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në vitin 2023. Në shkrimin e publikuar, gazeta thirret në një dokument të siguruar, e që pretendohet të jetë një plan i hartuar pas përfshirjes së këshilltarëve të presidentit frances Emmanuel Macron dhe kancelarit Olag Scholz.

Sipas dokumentit, në vitin 2023 parashihet të nnëshkruhet një marrëveshje e dytë për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, por që nuk përfshin njohjen formale mes dy vendeve.

Sipas dokumentit që citon AP, njohja formale do të diskutohet në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh.

“Në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE.”, thuhet në shkrimin e AP.

Tutje, sipas tekstit, nëse ky propozim pranohet nga palët, Kosova do të njihet nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian.

Në dokumentin prej katër faqesh, shpjegohet marrëveshja e mundshme mes Kosovës e Serbisë, e ku përmbahet një vizion 10-vjeçar për zgjidhjen e problemit në kuadër të një “makro-perspektive”.

“2013, marrëveshja e parë për normalizimin e raporteve. 2023, marrëveshja e dytë për normalizimin e raporteve (pranimi faktik i pavarësisë së Kosovës kundrejt një akti formal të njohjes). 2023, marrëveshja e tretë për normalizimin e raporteve (njohja e ndërsjellë formale), pak para se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së”, thuhet tutje.

Në dokument, gjithnjë sipas AP, Kosova dhe Serbia pranohen si dy realitete të ndara legale dhe politike.

Lajme të ngjashme