Veç në mars, diaspora dërgoi 112 milionë euro në Kosovë - NACIONALE

Veç në mars, diaspora dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës ka treguar shifrën e dërgesave të parave nga ana e mërgimtarëve.

Në një komunikatë për medie, BQK theksoi se vetëm në muajin mars, vlera e dërgesave të diasporës është 112 milionë euro.

“Mbi 112 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024” – thuhet në aty.

"Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind" - thuhet tutje aty.

Lajme të ngjashme