Meçi përfundon në mënyrë kontraverse, pasi boksieri pëson çarje horror në përplasje kokash
Rimeçi mes Michel Soros dhe Israil Madrimov u ndalua sërish, pas një përplasjeje kokash.
Super-peshat e lehta u urdhëruan në një meç të dytë, pasi Madrimov fillimisht fitoi në dhjetor me ndalesë. Posa meçi u fut në rundin e tretë, kokat e boksierëve u përplasën me njëri-tjetrin. Soro e pësoi më keq dhe mbeti me dëmtim mbi syrin e majtë, derisa doktori nuk pati zgjidhje tjetër veç ta mbyllte.