“Me ty do ta kryj shpejt”: Rrustem Tetaj tregon pse e tha Thaçi këtë fjali në kazermë - NACIONALE

“Me ty do ta kryj shpejt”: Rrustem Tetaj tregon pse e tha Thaçi këtë fjali në kazermë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rrustem Tetaj po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai është pyetur për fjalinë që tha se e ka dëgjuar të Thaçit “me dy do ta kryej shpejt”.

Nacionale sjell përgjigjet:

Barthe: Keni dëgjuar se z.Thaçi tha se do ta kryejë misionin me ty shumë shpejt. Por ju gjithashtu thoni se nuk e di kujt ia tha këtë fjalë, Krasniqit në telefon, apo Zemajt. A ua tha të dyve. Dje na thatë z.Thaçi pretendohet se i ka thënë një personi se kush ishte, që do ta kryjmë shpejt me ty. Dëshiroj të di se çfarë ka thënë saktësisht, a ka thënë a do ta kryjmë këtë mision, a do të mbaroj punë shpejt?

Tetaj: Shumë shpejt do ta kryejë këtë punë me ty. Nuk e di a i ka thënë Tahir Zemës apo Ahmet Krasniqit.

Barthe: Sipas jush, këto fjalë çfarë ka dashur të thotë?

Tetaj: Unë e kuptoj që ka qenë në moment. Ka qenë bukur vështirë me i thane ato fjalë. Edhe Tahiri ka qenë i armatosur, edhe Hashimi. Kishim ushtri aty. Nëse e lyp mendimin tim, çdo gjë i ka shpëtuar në nervozë.

Barthe: Ishin kërcënim, apo këshillë?

Tetaj: Nuk dëgjohet.

Barthe: Keni thënë se z.Thaçi ka folur me ju për fotografinë e president Rugovës, që ishte e varur në muri dhe për LDK-në. Çfarë ka thënë saktësisht z.Thaçi për LDK-në dhe fotografinë e Rugovës?

Tetaj: E thashë edhe dje, nuk më kujtohet, por ka qenë tema edhe fjala për fotografinë e Rugovës me hek prej murit.

Lajme të ngjashme