“Më shpëtoi Zoti që të dëshmoj këtu” – Si ishte përplasur Mustafë Dragaj me Millosheviqin në Hagë - NACIONALE

“Më shpëtoi Zoti që të dëshmoj këtu” – Si ishte përplasur Mustafë Dragaj me Millosheviqin në Hagë

1 vit më parë

nga NACIONALE

I mbijetuari i masakrës së Izbicës, Mustafë Dragaj, ndërroi jetë dje. Ai ishte një nga të mbijetuarit e tmerrit të Izbicës, ku u vranë mbi 130 persona.

Dragaj ishte ballafaquar me Sllobodan Millosheviqin në Hagë. Madje, ishte përplasur ashpër.

“Mua më shpëtoi Zoti që të vi këtu dhe ta dëshmoj të vërtetën, sepse vetëm Zoti më shpëtoi. Policia serbe më qëlloi. Ata masakruan, e dogjën njerëZ”, thuhet në transkriptin e seancës së 3 korrikut 2022 të Tribunalit të Hagës.

Këto fjalë Millosheviqit ia kishte thënë para syve Dragaj. Atij ia kishte bërë disa pyetje edhe vetë Kasapi i Ballkanit, por ndaj të cilit Dragaj kishte reagur ashpër.

“Më vjen keq sepse po më provokoni. Ata i ndanë gratë dhe i dërguan në Turiqevc. I rreshtuan burrat dhe na thanë neve çfarë raporti keni me Thaçin. Na ndanë në dy grupe. Këto janë vetëm provokimet tuaja, sepse këto që po i them janë të vërteta”, kishte thënë Dragaj në seancë, transmeton Nacionale.

“Gjithçka që ndodhi ishte me urdhërin tuaj, dhe e ka parë gjithë bota se çka shkaktuat ndaj një populli të pambrojtur”, kishte deklaruar Mustafë Dragaj.

Fillimisht Dragaj kishte dhënë një deklaratë, ku kishte treguar se si kishte ndodhur e gjithë masakra në Izbicë.

“Na ndanë në dy grupe, njërin e dërguan në lindje tjetrin në Perëndim. Unë isha në grupin e lindjes. Kishte trupa të njerëzve që u ekzekutuan. Ka të djegur, shumica kishin humbur gjysmën e kokës”, deklaronte Mustafë Dragaj.

Ndryshe, njohësit e çështjeve të krimeve të luftës, kanë deklaruar se institucionet e Kosovës do të duhej të ishin të alarmuara nga vdekja e Dragajt, duke theksuar se po zhduken dëshmitë e luftës.

Lajme të ngjashme