Më 24 dhjetor fillon gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc
Më 24 dhjetor do të fillojë gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurve D.V., J.V. dhe I.D. është caktuar të mbahet me datë 24 dhjetor 2025, në ora 09.30”, thuhet në përgjigje.