Me 15 nëntor do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë - NACIONALE

Me 15 nëntor do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 15 nëntor 2022 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për këtë vit.

Sipas njoftimit të MF-së, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Kjo ministri tregon se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Lajme të ngjashme