Mbytet 18-vjeçari në lumin Buna - NACIONALE

Mbytet 18-vjeçari në lumin Buna

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një 18-vjeçar është mbytur në lumin Buna në Shkodër.

Sipas Abc news, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:30 të së martës.

Remzi Duli, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna dhe dyshohet se ka marrë rrjedha e lumit e për pasojë është mbytur.

Policia raportohet se ka mbërritur mënjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Lajme të ngjashme