Mbyllet takimi një-me-një Kurti-Mickoski, nis takimi delegacional qeveritar
Ka përfunduar takimi një-me-një mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij maqedonas, Hristjan Mickoski, raportoi Radio Televizioni i Kosovës nga vendi i ngjarjes.
RTK njoftoi se tashmë veç ka nisur takimi në nivel delegacionesh qeveritare.
Delegacioni qeveritar kosovar përbëhet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla