Mbyllet autostrada “Ibrahim Rugova” mes Prizrenit dhe Suharekës, shembet dheu - NACIONALE

Mbyllet autostrada “Ibrahim Rugova” mes Prizrenit dhe Suharekës, shembet dheu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton se për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada "Ibrahim Rugova", në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

"Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”, thuhet në njoftimin e MPHI-së.

Ministria ka kërkuar nga qytetarët të përdorin rrugë alternative.

Lajme të ngjashme