Mburrja e Muratit për 10 milionët e BQK "krejtësisht e pakuptimtë", thotë Selimi
“Krejtësisht të pakuptimtë” e ka quajtur, ish-kryediplomati Petrit Selimi krekosjen e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, se Banka Qendrore e Kosovës “për herë të parë” ka dalur në fitim dhe se ia ka bartur llogarive të shtetit 10 milion euro.
“Ministri i Financave i Kosovës qenka mburrur që banka qendrore ka realizuar 10 milionë euro fitim ‘për herë të parë ndonjëherë’ me qeverinë. Arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale, kështu që paratë janë ngecur në BQ-në duke mbledhur interesa të vogla”, ka shkruar Selimi në “X”.